Aksident në Ponoshec të Gjakovës, vetura përfundon jashtë rrugës

Kronikë e zezë

Aksident në Ponoshec të Gjakovës, vetura përfundon jashtë rrugës

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur mes y veturash, në fshatin Ponoshec të Gjakovës.

Si pasojë e aksidentit, njëra veturë ka përfunduar jashtë rrugës, e rrotulluar.

Burime të medias pohojnë se pasagjerët e kësaj veture kanë ngelur të bllokuar dhe se kanë marrë lëndime trupore.

Në ndihmë u kanë dalur udhëtarët që ishin prezent në momentin kur ndodhi aksidenti.

Njëra veturë ishte me targa zvicërane, teksa tjetra posedonte targa të Shqipërisë.

Njësitet relevante të Policisë janë informuar për rastin dhe të njëjtat janë drejtuar drejt vendit të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat