Sherri në “Bon Vivant”/ Flasin nga policia dhe QKUK: 17 persona të plagosur – njëri në gjendje të rëndë!

Kronikë e zezë

Sherri në “Bon Vivant”/ Flasin nga policia dhe QKUK: 17 persona të plagosur – njëri në gjendje të rëndë!

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 00:30 Përditësuar në ora: 02:16 më 05.08.2023
Pamje nga vendi i ngjarjes

Syla për plagosjen në Prishtinë: 17 pacientë janë të lënduar, 7 me armë zjarri – një në rrezik për jetë

17 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përleshjes që ndodhi në një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, i cili tha se një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.

“Krejt i kemi 17 të lënduar. 7 janë me armë zjarri kurse 10 janë me lëndime të tjera, me xhama ose mjete të tupitura. Të gjithë janë në gjendje stabile, ndërsa njëri është në sallë të operacioni dhe është në rrezik për jetë”.

“Ndërsa, prej këtyre gjashtë të tjerëve, një nga ta pret që të hyjë në sallën e operimit, por gjendja e tyre është stabile. Mosha e pacientëve sillet prej vitit 1984 deri në 2003”, tha Syla

Policia jep detaje për plagosjen te “Bon Vivanti”, identifikohen dy të dyshuar

Policia e Kosovës ka konformiuar rastin e përleshjes së armatosur tek lokali “Bon Vivant” në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci tha për Telegrafin se rreth orës 23:30 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal  në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga fragmente qelqi”, tha Borovci.

Ai shtoi se të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, kurse policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore .

“Aktualisht së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të implikuar në rast, përderisa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm”, tha Borovci.

Sherri me armë te Bon Vivanti: Një person në gjendje të rëndë, i plagosur edhe një roje sigurimi

Prishtina u trondit sonte nga të shtënat me armë në lokalin Bon Vivant.

Shtatë persona mbetën të lënduar, tre prej te cilëve kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se një burrë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Përveç tij, e lënduar ka mbetur edhe një vajzë dhe një roje sigurimi, të cilët e pësuan gjatë sherrit me armë brenda lokalit.

Së paku shtatë të lënduar te Bon Vivanti, Policia arreston një person

Të shtëna me armë janë dëgjuar sonte te lokali Bon Vivant në Prishtinë, ku kanë mbetur të lënduar shtatë persona.

Burimet kanë bërë me dije se një person ka shtënë me armë brenda lokalit dhe për pasojë dyshohet se është lënduar një vajzë.

Sipas informacioneve të para, viktima është plagosur rëndë. Ndërsa, merret vesh se një person është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Policia dhe Autoambulanca tashmë janë në vendin e ngjarjes, por që ende nuk dihen detajet e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat