Policia jep detaje për plagosjen te “Bon Vivanti”, identifikohen dy të dyshuar

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për plagosjen te “Bon Vivanti”, identifikohen dy të dyshuar

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 02:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka konformiuar rastin e përleshjes së armatosur tek lokali “Bon Vivant” në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci tha se rreth orës 23:30 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal  në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga fragmente qelqi”, tha Borovci.

Ai shtoi se të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, kurse policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore .

“Aktualisht së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të implikuar në rast, përderisa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm”, tha Borovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat