Sulmohet seksualisht nga taksisti në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Sulmohet seksualisht nga taksisti në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se derisa ka qenë në një veturë TAX-i është sulmuar seksualisht nga i dyshuari.

Rasti ka ndodhur të premten në Vushtrri, në ora 21:30.

“Viktima femër kosovare e  mitur ka raportuar se derisa ka qenë në një veturë TAX-i është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat