Policia sekuestron drogë në një lokal në Prizren, arrestohen katër të dyshuar

Kronikë e zezë

Policia sekuestron drogë në një lokal në Prizren, arrestohen katër të dyshuar

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në një lokal në Prizren ka gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike të llojit kokainë dhe të llojit marihuanë.

Lidhur me rastin Policia ka arrestuar katër persona.

Në bazë të dyshimit të bazuar, gjatё kontrollit në një lokal janë gjetur dhe sekuestruar : substance narkotike e llojit kokainë para te gatshme, njё telefon mobil, substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, njё peshore, një Grinder dhe një thikë. Me urdhër verbal të Gjyqtarit të procedurës është kontrolluar edhe shtëpia e një prej të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar: një peshore elektronike dhe para të gatshme”, thuhet në njoftim.

Policia shton tutje se lidhur me rastin janë arrestuar 4 të dyshuar meshkuj kosovarë në konsultim me prokurorin pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 21:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat