Armëmbajtje pa leje dhe përdorimi i armës në Ferizaj

Kronikë e zezë

Armëmbajtje pa leje dhe përdorimi i armës në Ferizaj

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Sot policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në rrugën " Tirana" në Ferizaj, në një aheng familjar kishte të shtëna me armë të zjarrit.

“Policët e rendit dhe policët hetues i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes , ku kanë identifikuar të dyshuarin, moshës 65 vjeçar, i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri”, njofton Policia e Kosovës.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa është konfiskuar një pistoletë.

”Rasti është cilësuar ‘Mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve dhe përdorimi i armës”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat