Zhduken dy gra nga Ferizaj

Kronikë e zezë

Zhduken dy gra nga Ferizaj

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Policia njofton për zhdukjen e dy grave, në dy raste të ndara në Ferizaj.

Një person ka raportuar në polici se motra e tij është larguar nga shtëpia me datën 6 gusht dhe nuk është kthyer më.

“Ferizaj, 06.08.2023 – 00:00. Ankuesi mashkull  kosovar ka informuar se motra e tij kosovare  është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Ndërsa, një burrë ka njoftuar se gruaja e tij ka dalë nga shtëpia me datën 5 gusht dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat