Arrestohet një person në Gjilan, ishte i kërkuar nga Gjykata

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Gjilan, ishte i kërkuar nga Gjykata

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Një person është arrestuar sot në Gjilan pasi ka qenë i kërkuar me urdhëresë gjyqësore.

Policia ka njoftuar se ai ishte i kërkuar për vuajtje të dënimit me burg prej 8 muajsh për veprën penale “Dhunë në familje”.

S.R., 41-vjeçar pas përfundimit të procedurave është dërguar në vuajtje të dënimit.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë të gjyqësore

Gjilan, 07 gusht 2023

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 07.08.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin kërkuar S.R. (viti i lindjes 1982, mashkull kosovar shqiptar). Ai kërkohej në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej tetë (8) muajsh, për veprën penale ,,Dhunë në familje’’. I njëjti pas përfundimit të procedurave është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat