Humb jetën një grua në Deçan, policia nis hetimet

Kronikë e zezë

Humb jetën një grua në Deçan, policia nis hetimet

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 15:38
Ilustrim

Një grua nga fshati Isniq në orët e hershme të së hënës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Deçan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetimet.

Rasti është cilësuar “Vdekje e dyshimtë”. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat