Policia jep detaje për rastin ku dy persona u goditën nga vetura me targa të huaja

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për rastin ku dy persona u goditën nga vetura me targa të huaja

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

Dy persona janë goditur nga një veturë në lëvizje në  rrugën “Dervish Çollaku” në Prishtinë në orët e hershme të mëngjesit.

Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes teksa është bërë e ditur se dy persona kanë mbetur të lënduar.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në rrugën “Dervish Çollaku” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur për dy persona të lënduar të cilët kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ai.

Tutje Borovci tha se policia ka ngritur dyshimet për një veturë të dyshuar me targë të huaj.

“ Ndërlidhur me ngjarjen me autorizimin e prokurorit të shtetit, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Vrasja në tentativë”. Aktualisht policia ka ngritur dyshimet për një veturë të dyshuar me targë të huaj, ndërkaq po vijon puna policore për identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarit kryesor”, tha Borovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat