I konfiskohet arma një të dyshuari në Vushtrri

Kronikë e zezë

I konfiskohet arma një të dyshuari në Vushtrri

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 23:16
Foto ilustrim

Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, gjatë kësaj të hënëje kanë identifikuar një person të dyshuar nga i cili është konfiskuar një armë.

“Konfiskimi i armës është bërë mbi dyshime të bazuara pasi që dje me datën 06 gusht 2023, deri sa i dyshuari ishte në një aheng nga automjeti i tije në lëvizje në fshatin Nadakovc ka shtëne me armë zjarri”, njofton Policia e Kosovës.

Policia njofton tutje se në cilësi të provave materiale nga i dyshuari është konfiskuar një armë e llojit “pistoletë” me 17 fishek, dhe se në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari K. M., 37 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “përdorim i armës””, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat