Gjakovarja në hall me ish burrin, e përcjellë dhe e shqetëson – detyrohet ta denoncojë

Kronikë e zezë

Gjakovarja në hall me ish burrin, e përcjellë dhe e shqetëson – detyrohet ta denoncojë

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 09:08
Ilustrim

Shpeshherë për çiftet kosovare telashet nuk marrin fund me shkurorëzim. Shumë nga ta vazhdojnë të kenë probleme me ish-partnerët e tyre, të cilët nuk arrijnë ta pranojnë ndarjen.

Si pasojë e telasheve të vazhdueshme janë gratë ato që kryesisht kërkojnë ndihmën e Policisë.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në mëngjes në rrugën “Bujar Syla” në Gjakovë, ku një grua ka denoncuar në Polici ish bashkëshortin e saj me të cilin kishte qenë e martuar për një kohë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 46-vjeçari dyshohet se vazhdimisht e ka shqetësuar ish gruan, të cilën e ka përcjellë, duke i shkaktuar shqetësim e frikë.

Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur që ta raportojë rastin në Polici, ku ka rrëfyer për dhunën psikike që ka përjetuar këtë kohë dhe ka kërkuar urdhër mbrojtjeje.

Si rezultat i denoncimit, njësitet policore janë vënë në lëvizje me ç’rast kanë arritur që ta arrestojnë personin e dyshuar, i cili u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë vendim që i njëjti të ndalohet dhe ndaj tij të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat