Mitrovicë, arrestohet një person për posedim të substancave narkotike

Kronikë e zezë

Mitrovicë, arrestohet një person për posedim të substancave narkotike

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Mitrovicë mbrëmë ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të substancave narkotike.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se arrestimi i të dyshuarit është realizuar në rrugën “Shemsi Ahmeti”, në Mitrovicën e Jugut, ku gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike prej 0.6 gram.

“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari F. I., 23-vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur në njoftimet.

Ndërsa, pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’.

Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do t’i zhvillojë njësia përkatëse hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat