Dyshimet për laborator droge, Policia jep detaje për aksionin në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Dyshimet për laborator droge, Policia jep detaje për aksionin në Mitrovicë

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e ditës së hënë në Mitrovicë të veriut.

Policia ka bërë të ditur se pas dyshimeve që mund të ketë një laborator droge, është kryer edhe kontrolla në banesën e një të dyshuari kosovar.

“Mitrovicë Veri 07.08.2023 – 11:00. Nën dyshimin në lidhje me një laborator droge policia ka kontrolluar banesën e të dyshuarit mashkull kosovar ku si prova materiale janë sekuestruar 60 copë kartela grafike, 3 copë antminer S9, një ventilator të madh, katër poçe elektrike, një llampë elektrike, 18 copë koka për llampa, 12 ventilator të vegjël, mbajtëse konopi për mbajtje të kanabisit, 51 copë fishekë, 3 DVD, një kuti të siguresave dhe tetë cope shok bomba të modifikuara”, thuhet në njoftim.

Policia shton tutje se i dyshuari është në kërkim policor, kurse rasti në procedurë hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat