Shtetases amerikane në Fushë Kosovë ia vjedhin kartelat bankare, telefonin e para të gatshme

Kronikë e zezë

Shtetases amerikane në Fushë Kosovë ia vjedhin kartelat bankare, telefonin e para të gatshme

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar për një vjedhje të rëndë në Fushë Kosovë.

Rasti ka ndodhur të dielën, në ora 17:00 ku shtetase amerikane i janë marrë dokumentet personale, kartela bankare e para të gatshme.

“Viktima femër shtetase amerikane, ka raportuar se persona të panjohur i kanë thyer xhaminë e veturës dhe kanë vjedhur dokumentet personale, disa kartela bankare, një telefon, para të gatshme, si dhe gjësende tjera personale.

Rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat