Gjendet mjet shpërthyes në lagjen “Dardania” në Pejë, flasin nga Policia

Kronikë e zezë

Gjendet mjet shpërthyes në lagjen “Dardania” në Pejë, flasin nga Policia

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Në lagjen ‘Dardania’ në Pejë, gjegjësisht në rrugën ‘Ardian Krasniqi’, po dyshohet mjet shpërthyes.

Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, si lokacion të dyshimtë lejuar të marrin pamje.

Policia Rajonale e Pejës, është deklaruar për rastin.

“Është gjetur mjet shpërthyes. Policia e ka siguruar perimetrin dhe jemi në pritje të njësiteve të specializuara për deminim, në kuadër të ushtrisë. Mjeti është gjetur nga qytetarët që e kanë paraqitur rastin në polici”, tha toger Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat