Sekuestrohen tri revole në rajonin e Prishtinës, dy prej tyre pas të shtënave në ahengje

Kronikë e zezë

Sekuestrohen tri revole në rajonin e Prishtinës, dy prej tyre pas të shtënave në ahengje

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 19:58
Arme

Policia e Kosovës ka sekuestruar tri armë sot dhe dje, në rajonin e Prishtinës dhe janë shoqëruar në stacione policore tre të dyshuar.

“Sekuestrimi i parë u krye në, ku pas një kontrolli të detajuar ndaj një veture dhe një të dyshuari policia ka gjetur dhe sekuestruar një revole të tipit M57 dhe njëmbëdhjetë copë fishekë” – njofton Policia.

Në dy raste të ndryshme, sekuestrimet kanë ardhur pas të shtënave me armë në ahengje familjare, ku më pas policia ka kontrolluar lokacionet në fjalë.

Në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, është sekuestruar një revole me gaz e tipit “Blow Compact” si dhe 35 copë fishekë.

Rasti tjetër ka qenë në fshatin Sylevicë të Podujevës, ku është sekuestruar një revole me gaz të tipit “Ekol Special”.

Ndaj të dyshuarve me rekomandimin e prokurorit të shtetit, është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.

Sipas policisë, për rastin e dytë dhe të tretë janë iniciuar edhe hetime për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe të njëjtit janë proceduar më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat