38-vjeçari rrah të dashurën e tij që erdhi nga Danimarka në Mitrovicë, shkak xhelozia

Kronikë e zezë

38-vjeçari rrah të dashurën e tij që erdhi nga Danimarka në Mitrovicë, shkak xhelozia

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 00:14
Foto ilustrim

Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në familje, është shndërruar në një rutinë të pandashme, pasi që çdo ditë e më shumë raportohen me dhjetëra raste,

Tragjeditë familjare, dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e bixhozin dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre.

Siç mëson sinjali se një rast i tillë ka ndodhur me një mërgimtare nga Danimarka, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë pas dhunës që përjetoi nga i dashuri i saj në fshatin Kçiq i Madh në Mitrovicë.

Bazuar në dëshminë e saj, për motive xhelozie, situata mes tyre ka eskaluar dhe 38-vjeçari e ka sulmuar fizikisht.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Sulm’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat