Vidhen pije e para të gatshme në një objekt fetar në Suhudoll

Kronikë e zezë

Vidhen pije e para të gatshme në një objekt fetar në Suhudoll

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një objekt fetar në Suhudoll  dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme dhe disa pije.

Policia është duke e hetuar rastin.

“Suhodoll, 07-08.08.2023 – NN. Ankuesi mashkull ka raportuar se i/të dyshuar deri me tani të pa njohur, me forcë kanë hapur derën e objektit fetar dhe nga një sirtar kanë vjedhur disa pije dhe para të gatshme.

Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat