Arrestohen tre persona në Vushtrri, njëri e sulmoi policin

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona në Vushtrri, njëri e sulmoi policin

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar dje në Vushtrri pasi nuk i kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë. Kështu njëri nga të dyshuarit, sipas policisë, e ka sulmuar një zyrtar policor.

Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndim trupor, për çka ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Vushtrri, 08.08.2023 – 00:30. Janë arrestuar 3 (tre) të dyshuar meshkuj  kosovarë,  pasi që nuk kanë përfillur urdhrat a e zyrtarëve policor a më pas njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar një zyrtar policor.

Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndim trupor, për çka ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat