Nën ndikimin e alkoolit e ndjekë me veturë një person, ndërsa godet veturën në parking

Kronikë e zezë

Nën ndikimin e alkoolit e ndjekë me veturë një person, ndërsa godet veturën në parking

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 10:02
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të ‘pazakontë’ në Ratkoc të Rahovecit, ku një person nën ndikim të alkoolit me veturën e tij në lëvizje e ka ndjekur viktimën me qëllim ta godas dhe si pasojë i dyshuari e ka goditur një veturë  në një parking.

Rasti ka ndodhur të martën në ora 16:30.

Nuk raportohet për lëndime, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat