Babai në Prishtinë në hall me djalin përdorues të drogës: Po lëshon muzikë tërë natën dhe është agresiv

Kronikë e zezë

Babai në Prishtinë në hall me djalin përdorues të drogës: Po lëshon muzikë tërë natën dhe është agresiv

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. E abuzimi me lëndë narkotike shpeshherë bëhet shkaktar edhe për dhunë në familje, ku shumë raste viktima janë prindërit që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Në hall me djalin e tyre janë edhe një familje në Prishtinë, ku babai e ka denoncuar 25-vjeçarin në Polici.

Burimet kanë zbardhur detaje nga dëshmia e prindit, i cili ka pohuar se i riu vazhdimisht ushtron dhunë psikike ndaj tyre dhe lëshon muzikë me zë të lartë gjatë gjithë natës.

Po ashtu bazuar në dëshminë  e tij, ai ka sjellje agresive dhe ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’ dhe i riu do të hetohet në liri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat