Dyshohet se mashtruan dhjetëra persona me para false në Tik Tok, arrestohen dy të dyshuar

Kronikë e zezë

Dyshohet se mashtruan dhjetëra persona me para false në Tik Tok, arrestohen dy të dyshuar

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka kryer sot një aksion në Gjilan, ku janë arrestuar dy persona të cilët dyshohet se për muaj me radhë kanë mashtruar një numër të madh të qytetarëve lidhur me shitjen e parave false përmes rrjetit social Tik Tok.

Përmes një komunikate për media, Policia njofton se gjatë punës operativo – hetimore janë siguruar prova se të dyshuarit F.S. (1992), mashkull kosovar si dhe A.S. (1995), mashkull kosovar, janë marrë me veprimtari kriminale ku kanëmashtruar dhjetëra persona, kinse do t’u shesin para të falsifikuara, mirëpo në anën tjetër i kanë mashtruar këta persona duke përfituar nga ta shuma të konsiderueshme të mjeteve materiale.

“Sot, me datën 09.08.2023, është zbatuar Plani Operativ përkatës ku hetuesit e S.H.K.E, në orët e mëngjesit kanë realizuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan, për kontrollimin e shtëpisë së personit të dyshuar F.S. dhe njëkohësisht i dyshuari është arrestuar.

Gjithashtu është arrestuar edhe personi i dyshuar A.S. për të cilin janë siguruar prova se ka bashkëpunuar me personin tjetër F.S. Me aktvendim të Prokurorit të lëndës nga Prokuroria Themelore në Gjilan është iniciuar rasti ‘Mashtrimi’ dhe dy të dyshuarit e lartcekur dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat