Familja në dasmë, hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Prishtinë – vjedhin 12 mijë euro

Kronikë e zezë

Familja në dasmë, hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Prishtinë – vjedhin 12 mijë euro

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 17:09
Ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos gjatë sezonit të verës, kur organizohen ahengje me të madhe dhe shtëpitë mbesin pa përkujdesje.

Kështu e ka pësuar edhe familja Rrustemi në fshatin Trudë në Prishtinë, ku hajnat kanë bërë kërdi në shtëpinë e tyre.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se pronari ka denoncuar në Polici se hajnat kanë vjedhur nga shtëpia e tij 12 mijë euro para të gatshme dhe stoli të arit.

Vjedhja dyshohet se u krye gjatë kohës kur familja ishte në një dasmë dhe shtëpia ka mbetur pa përkujdesje.

Sipas deklaratës së tij, të dhënë para hetuesve policorë me rastin e denoncimit të rasteve, kuptohet se të dyshuarit kanë depërtuar brenda me forcë, ku kanë demoluar shtëpinë dhe kanë kryer vjedhjen.

Pas raportimit të rastit, njësitë policore iu janë përgjigjur rastit dhe është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat