Policia e kap pejanin duke e rrahur të dashurën në veturë, vajza alivanoset posa dërgohet në spital

Kronikë e zezë

Policia e kap pejanin duke e rrahur të dashurën në veturë, vajza alivanoset posa dërgohet në spital

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 19:55
Spitali i Pejës

Dhuna është shndërruar në makth për vajzat dhe gratë në vendin tonë. Ato vazhdimisht kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga organet e rendit, pasi përballen me dhunë sistematike në forma të ndryshme si psikike, fizike e seksuale. E të dyshuar në këto raste, zakonisht janë partnerët e tyre, por edhe anëtarët tjerë të familjes.

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në dje në Pejë, ku një i ri është kapur në flagrancë duke ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se se e gjithë ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës, kur i dyshuari dhe viktima ndodheshin bashkë në veturë dhe aty plasi sherri, që eskaloi në dhunë.

I dyshuari 34-vjeçari e ka sulmuar të dashurën 24-vjeçare, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore, por edhe shqetësim të madh, sa që kur viktima u dërgua në spital e humbi vetëdijen.

Pasi dikush e denoncoi rastin, Policia arriti që ta arrestojë të dyshuarin në vendin e ngjarjes dhe i njëjti u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat