Kërcet dajaku në Gjakovë: Baballarët me djem rrahen mes veti, zbulohet kush janë të arrestuarit

Kronikë e zezë

Kërcet dajaku në Gjakovë: Baballarët me djem rrahen mes veti, zbulohet kush janë të arrestuarit

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 22:58
Ilustrim

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë.

Kështu ka ndodhur së fundmi në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë, ku janë arrestuar pesë persona.

Dy baballarë me djemtë e tyre u futën në sherr si pasojë e një mosmarrëveshje, që iu kushtoi me ndalim policor.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Ergjan Shytin bashkë me dy djemtë, Egzonin dhe Benjaminin, në njërën anë dhe dy të dyshuarit e tjerë Tom dhe Kristian Tarquki, babë e bir.

Sipas informacioneve të para, të dyshuarit u kapën për shkak të një konflikti lidhur me disa punime në banesën e dy të dyshuarve të fundit.

Posa rasti është denoncuar, të njëjtat burime thonë se Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku janë marrë informacionet e para dhe të dyshuarit fillimisht kanë marrë trajtim mjekësor në spital.

Më pas, të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me veprën me të cilën ngarkohen.

Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit në drejtim të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat