Ra në një bunar, vdes një grua në Gjilan, policia po e heton rastin

Kronikë e zezë

Ra në një bunar, vdes një grua në Gjilan, policia po e heton rastin

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Një grua ka vdekur dje në Gjilan si pasojë e rënies në një bunar.

Policia ka njoftuar se trupi i pa jetë i viktimës është nxjerr nga bunari dhe me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Policia ka hapur rast “hetim i vdekjes”.

“Gjilan, 09.08.2023 – 14:30. Ankuesi mashkull kosovar  ka njoftuar se gruaja e tij ka rënë në një  bunar.  Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.  Në lidhje me rastin janë njoftuar  njësiti i Zjarrfikësve te cilët e kanë nxjerr trupin e pa jetë nga bunari. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat