Sulmuan brutalisht mërgimtarin, këta janë katër vëllezërit e arrestuar në Istog

Kronikë e zezë

Sulmuan brutalisht mërgimtarin, këta janë katër vëllezërit e arrestuar në Istog

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Një rrahje brutale ka ndodhur këtë javë në komunën e Istogut. Një bashkatdhetar derisa ishte në veturë me gruan e tij sulmohet nga katër persona. Media mëson se personat që kanë kryer rrahjen janë katër vëllezërit Visoqi nga Istogu të cilët janë arrestuar.

Burimet e njëjta thanë se ata janë: Albert Visoqi, Arben Visoqi, Egzon Visoqi dhe Nderim Visoqi.

Katër vëllezërit janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës me urdhër të prokurorisë.

Image
Vëllezërit Visoqi

Prokurori i rastit Muharrem Bajraktari ka konfirmuar arrestimin e tyre duke mos dhënë më shumë detaje.

“Janë ndaluar për 48 ore”, tha ai.

Ndryshe, merret vesh se arsyeja e rrahjes dyshohet të ketë lidhje me një hakmarrje mes tyre që para dy viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat