Shtiu me armë në një aheng familjar, arrestohet i riu në Novëbërdë

Kronikë e zezë

Shtiu me armë në një aheng familjar, arrestohet i riu në Novëbërdë

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 15:18
Policia

Policia në Gjilan ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për gjuajtje me armë zjarri në një aheng familjar, në fshatin Makresh të Novëbërdës.

I dyshuari është B.B. i vitit të lindjes 1994.

Gjatë kontrollit, në shtëpinë dhe objektet përcjellëse janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e kalibrit 9 mm, një armë automatike AK47 si dhe pesëmbëdhjetë copë gëzhoja të shkrepura.

Image
Arm

Ndaj të dyshuarit është ngritur kallëzim penal për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat