Policia sekuestron mallra në një rast të kontrabandës në një varkë në Liqenin e Ujmanit

Kronikë e zezë

Policia sekuestron mallra në një rast të kontrabandës në një varkë në Liqenin e Ujmanit

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 16:35
Policia sekuestron mallra

Policia kufitare e ka vërejtur një bark në Liqenin e Ujmanit të cilën e ka përcjellur dhe e ka identifikuar vendin e ndaljes.

Njësitë policore, me të arritur në lokacion, në mes të rrugës kanë hasur në një veturë të braktisur, me targa të Serbisë. Vetura e braktisur, dyshohet se ishte ngarkuar me mallin që ndodhej në barkë.

“Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe sekuestruar mallra të ndryshme, si: telefona mobil (19 copë), cigare (830 pako) të llojeve të ndryshme, çanta, veshmbathje, mjete shkollore (lapsa, fletore, ngjyra, gërshërë etj), lodra për fëmijë, kozmetikë etj”, thuhet në njoftim.

Mallrat e sekuestruara do të trajtohen sipas procedurave të parapara, rasti do të trajtohet nga njësitet përkatëse policore të Drejtorisë Rajonale Policore Kufitare-Veri në koordinim me organet e drejtësisë dhe Doganën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat