Policia ndal ‘Range Rover’-in me targa të huaja në Prishtinë, ia gjejnë shoferit armën me dhjetëra fishekë

Kronikë e zezë

Policia ndal ‘Range Rover’-in me targa të huaja në Prishtinë, ia gjejnë shoferit armën me dhjetëra fishekë

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 22:06
Ilustrim

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve.

Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë, me ç’rast së fundmi pas rastit tragjik në Prishtinë, ka nisur edhe një operacion të koduar si “Goditja”.

Një rast i tillë është zbuluar mbrëmë pas mesnate në rrugën “Enver Zymeri” në Prishtinë, kur njësia e Antidrogës ka ndaluar një person, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 28-vjeçar, i cili ishte me një veturë të tipit “Range Rover” me targa të huaj.

Pas kontrollit policor, te i dyshuari është gjetur një armë me dhjetëra fishekë, që iu sekuestruan si prova lidhur me rastin, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat