Publikuan video me armë, policia u shkon në shtëpi dhe njërit person i gjendet arma me 8 fishekë

Kronikë e zezë

Publikuan video me armë, policia u shkon në shtëpi dhe njërit person i gjendet arma me 8 fishekë

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Ditëve të fundit përmes operacionit të policisë, “Goditja” janë sekuestruar brenda pak ditësh rreth 10 armë në gjithë vendin.

Por kosovarët vazhdojnë t’i mbajnë ato madje edhe ti ekspozojnë.

Një rast i tillë ka ndodhur në Prishtinë ku dy të dyshuar kanë publikuar një video me armë në dorë.

I menjëhershëm ka qenë intervenimi i policisë, e që pas kontrollit njërit nga të dyshuarit i është gjetur  në shtëpi, arma me 8 fishekë.

Ndaj tij prokurori ka urdhëruar urdhër ndalimi, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

“Pas një video të publikuar me armë në dorë, policia ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej tyre është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë copë fishekë. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njeri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat