Suharekasi kishte deponuar 15 mijë euro në një bankë, më pas nga llogaria i janë bërë pagesa për Yotube e TikTok

Kronikë e zezë

Suharekasi kishte deponuar 15 mijë euro në një bankë, më pas nga llogaria i janë bërë pagesa për Yotube e TikTok

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Një person ka bërë të ditur se vëllai i tij më datë 15.06.2023 kishte deponuar në bankë një shumë parash prej 15 mijë euro, por që të premten pasi kishte kërkuar qarkullimin për llogari kishte rezultuar se ishin bërë pagesa nëpër shtete të ndryshme të botës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se pagesat ishin bërë për rrjete social You Tube dhe Tik Tok.

“NLB-Bankë, Suharekë 06.07.2023. Me datë 11.08.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij me datë 15.06.2023 kishte deponuar në bankë, një shumë parash prej 15,000 euro dhe sot kur ka qenë në bankë dhe ka kërkuar qarkullimin për llogari, aty ka rezultuar se nga data 06.07.2023 person-a të panjohur kishin bërë pagesa nga shtete të ndryshme për rrjete sociale You Tube dhe Tik Tok”, thuhet në raport.

Po ashtu bëhet e ditur që rasti është në procedurë hetimore dhe është cilësuar si “Mashtrim”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat