Brenda një dite, shtatë të arrestuar për posedim të narkotikëve

Kronikë e zezë

Brenda një dite, shtatë të arrestuar për posedim të narkotikëve

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë arrestuar shtatë persona për posedim dhe shpërndarje të narkotikëve.

Më pas pesë janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy persona janë dërguar në mbajtje.

Të gjitha rastet e raportuara në polici

Rr.Arben Haliti, Skenderaj 11.08.2023-19:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit te të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike.  Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr.Bahri Kuqi, Vushtrri, 11.08.2023-22:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 0.4 gr substance narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Rr. Rifat Vidishiqi, Mitrovicë Jugu 11.08.2023-21:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 0.43 gr substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. 

Rr. Ekrem Rexha, Prizren 11.08.2023-00:05. Policia gjatë patrullimit ka arrestuar në flagrancë dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët po bënin shitë-blerjen e substancave narkotike. Nga të njëjtit si prova materiale janë sekuestruar: 1.11 gram narkotikë të llojit kokainë, 275€ para, një motoçikletë dhe dy telefona mobil. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit të dyshuar janë gjetur pesë (5) tableta të llojit amfetaminë. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rr. Vezir Jashari, Ferizaj 11.08.2023-21:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një sasi e  substancës narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat