I riu në Prizren sulmon fizikisht babanë e tij, e bën për spital

Kronikë e zezë

I riu në Prizren sulmon fizikisht babanë e tij, e bën për spital

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 21:16
Ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në fshatin Korishë në Prizren, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 51-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici, ku ka bërë me dije se pas një konflikti verbal me të birin, ky i fundit e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka marrë ndihmë mjekësore në Emergjencë, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, 26-vjeçari do të hetohet në liri për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat