E rëndë: Një grua në Gjakovë ia vë flakën vetes, dërgohet me urgjencë në QKUK

Kronikë e zezë

E rëndë: Një grua në Gjakovë ia vë flakën vetes, dërgohet me urgjencë në QKUK

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 21:46 Përditësuar në ora: 23:02 më 12.08.2023
QKUK

Gruaja që ia vuri flakën vetes në Gjakovë është 38-vjeçare

Pak më parë u raportua për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Ramocë të Gjakovës, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, duke ia vënë flakën vetes me lëndë djegëse.

Viktima është M.S., 38-vjeçare dhe e njëjta po merr trajtim mjekësor në spital.

Ajo fillimisht është dërguar me urgjencë për në Emergjencën e Spitalit Rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë, por për shkak të natyrës së lëndimeve, është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Nuk dihen ende shkaqet që e shtynë viktimën të bëjë këtë veprim, mirëpo njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Rastin më parë e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Tentim vetëvrasje’.

E rëndë: Një grua në Gjakovë ia vë flakën vetes, dërgohet me urgjencë në QKUK

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Ramoc të Gjakovës, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj duke i vënë flakën vetes.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se viktima është dërguar fillimisht në Spitalin e Gjakovës, e më pas është transportuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Sot në fshatin Ramoc-Gjakovë është raportuar se viktima, femër e moshës madhore dyshohet se  i ka vënë flakën vetës duke përdorur një lëndë djegëse.

E njëjta fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë, e pastaj në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor. Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin është iniciuar rast “Vetvrasje në tentativë””, tha Elezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat