Dhuna s’ka të ndalur: Burri i dehur në Pejë e rrah bashkëshorten e tij, ajo e denoncon në Polici

Kronikë e zezë

Dhuna s’ka të ndalur: Burri i dehur në Pejë e rrah bashkëshorten e tij, ajo e denoncon në Polici

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 23:46
Ilustrim

Burra që rrahin gratë dhe vajzat e qytetarë që ushtrojnë dhunë ndaj prindërve, janë vetëm disa nga rastet e shpeshta të dhunës brenda familjes në vendin tonë.

E arsyet e konflikteve janë të ndryshme, duke përfshirë dyshimet për tradhti, abuzimi me alkool, substanca narkotike  e bixhoz.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundi edhe një grua nga fshati Qyshk i Pejës, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë.

I dyshuari kishte shkuar në shtëpi në gjendje të dehur dhe pas një konflikti me bashkëshorten, e ka sulmuar fizikisht dhe më pas është larguar nga shtëpia.

Si rezultat i denoncimit, 54-vjeçari është ftuar të paraqitet në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat