Rrahje mes tre personave në Malishevë, bëhen për spital

Kronikë e zezë

Rrahje mes tre personave në Malishevë, bëhen për spital

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Tre persona janë përleshur fizikisht ditën e shtunë në Malishevë.

Policia njofton se si pasojë e rrahjes, dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje të mëhershme, janë rrahur mes veti tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe si pasojë e kësaj dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës, përkatësisht Prizrenit.

Ndërsa i dyshuari tjetër është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat