Vjedhje e rëndë në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Vjedhje e rëndë në Fushë Kosovë

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Policia raporton se persona të dyshuar kanë hapur derën e një objekti me forcë dhe nga arka kanë vjedhur disa para, shuma e të cilave nuk dihet.

Më pas, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me veturë me targa të huaja.

“Rr. Uglar, Fushë Kosovë 12.08.2023 – 04:11. Raportohet se persona të dyshuar të panjohur kishin hapur derën e objektit me forcë duke përdor mjete të forta, kishin depërtuar në brendësi të objektit dhe në setin (arkë) kishin marrë një shumë të parave (nuk dihet shuma e sakte).

Personat e dyshuar më pas me veturën me targa të huaja, ishin larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të pa njohur, rasti është duke u hetuar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat