Ky është i dyshuari për plagosjen me armë në Podujevë, akoma nuk është kapur nga Policia

Kronikë e zezë

Ky është i dyshuari për plagosjen me armë në Podujevë, akoma nuk është kapur nga Policia

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Mbrëmë u raportuar për një plagosje me armë që ndodhi në fshatin Tërrnavë të Podujevës, ku një person u qëllua për motive akoma të panjohura. Policia tashmë ka nisur hetimet lidhur me incidentin, teksa i dyshuari akoma s’është kapur.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë per Ferid Hysenin, i cili po kërkohet nga Policia, pasi ka ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari e ka plagosur në këmbë një person, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur plagosja.

Sinjali ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Policia qysh mbrëmë, por të njëjtit nuk kane qenë të qasshëm.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat