Aksident në rrugën Prishtinë – Ferizaj, vetura përfundon në një furrë buke

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Prishtinë – Ferizaj, vetura përfundon në një furrë buke

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 10:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në rrugën Prishtinë – Ferizaj.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti tha se ngasësi i automjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke shkaktuar kështu edhe dëme materiale në tri lokale.

“Sot rreth orës 03:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet, ngasësi i së cilës ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale në tri lokale”,pohoi ajo.

Ahmeti shtoi më tej se me rastin po merret njësiti i trafikut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat