Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Të hënën rreth orës 22:00, një person është gjetur pa shenja jete në Zubin Potok.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

“Zubin Potok 14.08.2023-22:00. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat