Plas sherri në fshatin Kollë të Vushtrrisë, katër persona rrihen mes vete, 2 kundër 2

Kronikë e zezë

Plas sherri në fshatin Kollë të Vushtrrisë, katër persona rrihen mes vete, 2 kundër 2

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete.

Në një përleshje fizike janë përfshirë së fundi katër persona në fshatin Kollë të Vushtrrisë, ku si pasojë të gjithë kanë pësuar lëndime trupore.

Media mëson se i gjithë sherri ka nisur për shkak se dy nga të dyshuarit kanë ndalur ujin të cilin i gjithë fshati e shfrytëzon për ujitjen e tokës dhe kjo gjë ka revoltuar dy të dyshuarit e tjerë.

Sipas burimeve, gjatë përleshjes dyshohet se është përdorur edhe një mjet i fortë.

Të dyshuarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që më vonë janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ata do të hetohen në liri për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat