Konflikt familjar në Pejë: Djali sulmon fizikisht babanë dhe nënën e tij

Kronikë e zezë

Konflikt familjar në Pejë: Djali sulmon fizikisht babanë dhe nënën e tij

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 08:09
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një konflikt ka ndodhur në një familje në qytetin e Pejës, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 23-vjeçari fillimisht është konfrontuar fizikisht me babanë e tij dhe më pas nëna e ka pësuar pasi ka tentuar që t’i ndajë.

Babai dhe i biri kanë marrë lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore, teksa rasti është denoncuar edhe në Polici.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat