Burri në Ferizaj e bën për spital bashkëshorten e tij, ja çfarë i bëri policia 23-vjeçarit

Kronikë e zezë

Burri në Ferizaj e bën për spital bashkëshorten e tij, ja çfarë i bëri policia 23-vjeçarit

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Rastet e dhunës në familjet kosovare po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çdo ditë e më shumë gratë janë ato që po përjetojnë dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në Ferizaj, ku burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij 20-vjeçare.

Mësohet se viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të marra nga dhuna e përjetuar, teksa ka denoncuar rastin edhe në Polici.

Bazuar në dëshminë e viktimës, bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht.

23-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat