Arrestohet 64-vjeçari në Junik, kreu vjedhje të rëndë

Kronikë e zezë

Arrestohet 64-vjeçari në Junik, kreu vjedhje të rëndë

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Me datën 14.08.2023, Stacioni Policor në Junik është  informuar nga  ankuesi se në shtëpinë e tije kishte ndodhë një vjedhje.

Në vendngjarje, njësitë relevante të Stacionit Policor Junik kanë dalë dhe kanë takuar viktimën,  i cili i ka informuar policinë se i është thyer shtëpia dhe i janë vjedhur shumë e madhe parash dhe ari.

Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve  në Pejë, pas një pune operativo hetimore  kanë arrit  ta identifikoji dhe arrestoji  të dyshuarin.

I dyshuari  është intervistuar në prezencë të avokatit dhe i njëjti ka pranuar se ka kryer veprën penale.

–  N. V.   i lindur     1959.

Tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një shumë e parave si dhe ari i vjedhur. Po ashtu edhe mjeti me të cilën është kryer vepra penale e vjedhjes së rendë është gjetur dhe sekuestruar.

Pas intervistimit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48- orë.

 Rasti ende vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat