Vrasje në tentativë në Drenas, disa persona gjuajnë me armë në drejtim të viktimës

Kronikë e zezë

Vrasje në tentativë në Drenas, disa persona gjuajnë me armë në drejtim të viktimës

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës në Drenas, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur i plagosur një person.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë me dije se viktima ka qenë duke lëvizur me veturën e tij në momentin kritik.

Viktima si pasojë e lëndimeve është dërguar me urgjencë në spital për tretman mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij, të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij ku si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent. Rasti nën hetime”, njofton Policia.

Rasti është cilësuar ‘Vrasje në tentativë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat