Kamenicë: Gjatë punimeve gjen dy shishe plastike me fishekë

Kronikë e zezë

Kamenicë: Gjatë punimeve gjen dy shishe plastike me fishekë

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Një person në Kamenicë ka raportuar të martën në polici se derisa ishte duke kryer disa punime, ka hasur në dy shishe plastike me 181 copë fishekë.

Bëhet e ditur se në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore.

Raportohet se nga njësia e forenzikës është bërë tërheqja e mjeteve.

Rasti është nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat