​Dogana parandalon tentim kontrabandimin e substancave narkotike përmes dërgesave postare

Kronikë e zezë

​Dogana parandalon tentim kontrabandimin e substancave narkotike përmes dërgesave postare

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 14:13
Droga

Dogana e Kosovës njofton se kanë arritur që të zbulojnë substanca narkotike në një dërgese postare që vinte nga shtetet e huaja.

Siç njofton Dogana gjate kontrolleve në Zyrën për Zhdoganimit Postar (Postën Doganore) zyrtarët doganor kanë dyshuar në përmbajtjen e dërgesës duke aluduar në peshën e pakos, përshkrimi se çfarë kishte në pako, e që përbënin indikatorë të mjaftueshëm që kjo pako të ekzaminohej në detaje.

“Pas hapjes së pakos janë gjetur qese të vogla me përshkrime tjera, por brenda gjendej substanca e dyshuar për marihuanë. Konform procedurave për mallra te ndaluara, është njoftuar Policia e Kosovës — Njësiti Anti Drogë, që kanë konstatuar se kemi të bëjmë me substancë narkotike e llojit marihuanë. Rasti është dorëzuar tek Policia e Kosovës. Sasia e substancës narkotike ishte 115 gramë”, thuhet ne njoftim.

Dogana njofton se ky institucion ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat