Hallakamë në ‘Viva Fresh’ në Pejë, tre klientë kapen mes vete tek arka

Kronikë e zezë

Hallakamë në ‘Viva Fresh’ në Pejë, tre klientë kapen mes vete tek arka

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Mosmarrëveshjet e momentit mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete.

Në një konflikt verbal e fizik janë përfshirë mbrëmë disa klientë në shitoren ‘Viva Fresh’ në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Pejë, ku si pasojë janë lënduar katër persona.

Media mëson se e gjithë ngjarja ka nisur tek arka që shërben për pagesën e produkteve, ku një 48-vjeçar derisa po qëndronte në radhë është konfrontuar me në të mitur, të cilin dyshohet se e ka goditur.

Sherri fizik ku u përfshi edhe një 22-vjeçar vazhdoi edhe më tej jashtë objektit, ku disa persona tjerë kanë tentuar t’i qetësojnë gjakrat dhe t’i ndajnë të dyshuarit.

Keq e pësoi një e moshuar, e cila mori lëndime gjatë kohës që tentoi t’i ndajë të dyshuarit dhe e njëjta u dërgua në spital për trajtim mjekësor.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë shoqëruar palët e përfshira në rast.

Me urdhër të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa i mituri për 24. Ata do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat